Futboll

UEFA shtrëngon Superioren, kampionati rikthehet më 3 qershor

Kampionati i Superiores do të rifillojë më 3 qershor. Ky vendimi i marrë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bashkë me presidentet e klubeve të Superiores në takimin e zhvilluar sot në ambientet e reja të federatës. Marrin fund kështu dilemat në lidhje me mbylljen në fushë apo në tavolinë të këtij kampionati.

Ishte presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, i cili e konfirmoi këtë datë menjëherë pas takimit me kolegët e tij dhe drejtuesit e FSHF-së: “Them se është e vështirë që në Shqipëri të plotësohet protokolli, por do të mundohemi. Do të ketë kosto më të madhe, por shpresojmë ta realizojmë. Nuk është e vonuar data 3 qershor, nuk mund të fillonte më shpejt. Personalisht, do të doja të ndërpritej fare, por UEFA nuk e lejon këtë gjë, sepse digjen klubet që shkojnë në kupat e Europës. Partizani është jashtë Europës për momentin, por kushtet e Shqipërisë janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që kampionati të mos vazhdonte”, – tha presidenti i Partizanit.

Mbetet të saktësohet tani kur qeveria do të lejojë stërvitjen ekipore, ndërsa ajo individuale është vendosur të nisë më 18 maj. Klubet e Superiores do të kenë rreth 15 ditë kohë që të përgatiten, një kohë e limituar, duke pasur parasysh ndërprerjen e gjatë.

Nga Superiorja kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund të kampionatit. Tirana kryeson bindshëm me 53 pikë, 9 para Kukësit të vendit të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë