Vendimi ishte në ajër prej disa ditësh, pritej vetëm zyrtarizimi, që tashmë ka ardhur. UEFA ka vendosur të stopojë kompeticionet europiane të futbollit, Champions League dhe Europa League. Kjo është një masë e marrë për mospërhapjen e Koronavirusit mes futbollistëve, duke pasur parasysh rastet e fundit të infektimit në Itali dhe në Angli.
Pritet të dalë komunikata zyrtare nga organizmi që komandon futbollin europian, por fakti që shumë skuadra janë në karantinë, si Juventusi, Mançester Siti, Real Madrid, Çelsi dhe Interi, e kanë detyruar qeverinë e futbollit europian të ndërpresë kompeticionet e rëndësishme mes klubeve. Më pas do të mësohet për kalendarin e zhvillimit të ndeshjeve si në Champions, ashtu edhe në Europa League.
Masa e radhës pritet të jetë shtyrja e Europianit 2020 dhe për momentin janë dy hipotezat në tavolinë: që ai të zhvillohet në dimër, ose që të shtyhet për në verën e vitit 2021. Së shpejti pritet të ketë një vendim zyrtar edhe për Euro 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje