Ndeshja Shqipëri-Angli, që luhet të dielën në “Air Albania Stadium”, do të gjykohet një arbitër nga Izraeli dhe ai është Orel Grinfeld. UEFA ia ka besuar këtë sfidë arbitrit 39-vjeçar, që së fundi ka gjykuar disa ndeshje në Ligën e Kampionëve, si Borusia M.-Real Madrid, Ferencavrosh-Juventus dhe Lacio-Bajern.
Ndeshja e fundit ndërkombëtare për izraelitin është ajo e Ligës së Eruopës mes Gllasgou Rejnxhërs dhe Sllavias së Pragës, ku ai nxorri 2 kartonë të kuq dhe 7 kartonë të verdhë. Një tregues ky që do të thotë se kuqezinjtë duhet të kenë shumë kujdes me ndërhyrjet ditën e diel, pasi Grinfeld është mjaft i rreptë dhe nuk fal.

Shqipëria dhe Anglia kryesojnë Grupin I në kualifikueset e “Katar 2022” pas ndeshjeve të para. Kuqezinjtë mundën 0-1 Andorrën, kurse Anglia fitoi 5-0 ndaj San Marinos. Sigurisht, anglezët janë favoritë për ndeshjen e së dielës në Tiranë, aq më tepër që luhet pa tifozë, por futbolli i njeh edhe surprizat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje