Gazeta Si – Anija e parë ukrainase me grurë u nis nga porti i Odesës në orën 6.16 të mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria turke e Mbrojtjes përmes një njoftimi. “Nisja e anijes tregtare “Razoni”, me flamurin e Sierra Leones dhe e ngarkuar me misër, do të largohet nga porti i Odesës për në Liban”, tha ministria, duke shtuar se autokolona të tjera tani do ta ndjekin “përgjatë korridoreve detare”, sepse “procedurat kanë përfunduar”.
Pas negociatave të ngadalta dhe një marrëveshjeje të lodhshme të nënshkruar më shumë se një javë më parë, Turqia njofton se karvani i parë ukrainas i grurit, i përbërë nga 16 anije, do të lundrojë nga 3 portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdenny duke zhbllokuar një krizë që po krijonte një emergjencë globale.
Është drejtpërdrejt zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka kryer një ndërmjetësim të suksesshëm me OKB-në mes Rusisë dhe Ukrainës, për të zbuluar detajet e planit.
Përgatitjet kanë përfunduar në qendrën e përbashkët koordinuese në Stamboll dhe kanë përfunduar ngarkimi.
Anijet dhe varkat do të nisen dhe duhet të arrijnë në ujërat territoriale turke më 2 gusht.
Anijet që nuk japin informacion transparent portual dhe çaktivizojnë sinjalin e lëvizjes, nuk do të mund të hyjnë në ujërat territoriale turke.
Pasi në Stamboll, ngarkesat do të inspektohen dhe më pas do të nisen për në Somali në një udhëtim që mund të zgjasë deri në një muaj e gjysmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje