Britania po furnizon Ukrainën me raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi për vetëmbrojtje, pasi Rusia grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin e saj, tha Sekretari i Mbrojtjes i Londrës, Ben Wallace.
Gjatë një seance dëgjimore në Parlament, ai shtoi se një kontigjent i vogël trupash britanike do të dërgohet gjithashtu në Ukrainë për të ofruar trajnime.
Wallace shpjegoi se ekziston “arsye legjitime dhe reale për shqetësim”, se trupat ruse mund të përdoren për një pushtim. Rusia mohon çdo plan pushtimi dhe akuzon Perëndimin për agresion.
Dhjetëra ushtarë britanikë kanë qenë në Ukrainë që nga viti 2015 për të ndihmuar në trajnimin e ushtrisë dhe Britania e Madhe është zotuar gjithashtu të rindërtojë marinën ukrainase pas pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014.
Por Wallace, tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë një ndihmë të mëtejshme sigurie përballë “sjelljes gjithnjë e më kërcënuese të Rusisë”.
Dje u dërgua grupi i parë i armëve të vogla kundër tankeve, megjithëse Sekretari i Mbrojtjes nuk specifikoi llojin.
“Ukraina ka çdo të drejtë të mbrojë kufijtë e saj dhe kjo paketë e re ndihme forcon më tej aftësinë e saj për ta bërë këtë”, u tha ai parlamentarëve.
“Më lejoni të jem i qartë: kjo mbështetje ka të bëjë me armë qartësisht mbrojtëse me rreze të shkurtër; ato nuk janë armë strategjike dhe nuk paraqesin kërcënim për Rusinë, duhet të përdoret për vetëmbrojtje”, – vijoi ai.
Wallace tha se kishte “një paketë sanksionesh ndërkombëtare gati për t’u nisur” nëse Rusia ndërmerr ndonjë “veprim destabilizues” në Ukrainë. Çdo lëvizje do të shihej si një “pushtim” që “mund të çojë në një humbje të madhe jetësh nga të gjitha anët”, tha sekretari i Mbrojtjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje