Gazeta Si – Ai quhet Vadim Shishimarin, është 21 vjeç dhe do të jetë ushtari i parë rus që do të gjykohet nga një gjykatë ukrainase.
Shishimarin, një rreshter i Divizionit të Katërt të ‘Kantemirov’, i stacionuar në rajonin e Moskës, dyshohet se vrau një civil të paarmatosur që po ngiste një biçikletë në Chupakhivka.
Ngjarja ndodhi në një fshat 70 kilometra në jugperëndim të Sumy në Ukrainën lindore.
Njoftimi erdhi nga zyra e Prokurores së Përgjithshme – ekuivalenti i Ministres së Drejtësisë – në Kiev, Iryna Venediktova. Zyra e saj lëshoi një komunikatë duke rindërtuar faktet.
Pasi u zmbrapsën nga njësitë ukrainase, rreshteri dhe katër ushtarë të tjerë u arratisën nga fronti i betejës.
Më pas ata qëlluan në makinën e disa civilëve, e kapën dhe e përdorën për të shpëtuar.
Me të mbërritur në Chupakhivka, pesë ushtarët rusë dyshohet se kryqëzuan rrugët me një burrë që po pedalonte dhe fliste në telefonin e tij celular.
Thuhet se urdhri për të qëlluar u dërgua te Shishimarin nga një shok, për të parandaluar civilin ukrainas që t’i raportonte armikut.
Viktima 62-vjeç, dyshohet se është goditur në kokë kur ndodhej pak metra larg shtëpisë së tij.
Ushtari rus, shtoi stafi i Venediktovas, është arrestuar dhe tani po mbahet në burg.
Hetuesit e Kievit thonë se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për krime lufte.
Në javët e fundit, autoritetet ukrainase dhe të dërguarit e OKB-së kanë shqyrtuar disa raste të krimeve të supozuara të luftës, nga varret masive të zbuluara në Bucha në fillim të prillit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje