Gazeta Si – Ukraina do të kërkojë zyrtarisht heqjen e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku ajo është anëtare e përhershme, bashkë me katër shtete të tjera. Konkretisht me Kinën, SHBA-të, Britaninë e madhe dhe Francën.
Dmitro Kuleba, Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar së fundi se do të vazhdojë me hapat për kërkesën e heqjes së Rusisë nga ky këshill. “Do të prezantojmë zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne kemi një pyetje shumë të thjeshtë: a ka Rusia të drejtën të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e OKB-së në përgjithësi?
Këto çështje nuk diskutohen në konferenca shtyp dhe deklarata publike nga krerët e shteteve, por në një nivel më të ulët. Njerëzit bëjnë pyetjen: çfarë duhet bërë që Rusia të mos përbëjë kërcënim për paqen dhe sigurinë”, – tha Kuleba.
Për momentin është e paqartë si Rusia mund të hiqet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku është anëtare e përhershme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje