Gazeta Si – Politikani i arratisur pro-rus, Viktor Medvedchuk është arrestuar në Ukrainë, sipas Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës Ai kishte qenë në arrest shtëpiak pasi dyshohej për tradhti, por u arratis disa ditë pas pushtimit rus.
Medvedchuk, i cili thotë se Putini është kumbari i vajzës së tij, mohon akuzat. Një fotografi në rrjetet sociale e tregon atë me pranga në duar dhe të veshur me rroba ushtarake ukrainase.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, thotë se e ka parë imazhin, por nuk mund të thotë nëse është i vërtetë, shkruan BBC.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij, ka propozuar një shkëmbim të të burgosurve pas kapjes së Viktor Medvedchuk, një oligark ukrainas mes besnikëve të liderit rus Putin.
No traitor will escape punishment, says the SBU.
— Mattia Nelles (@mattia_n) April 12, 2022
Medvedchuk was under house arrest when the Russian invasion began on 24 February. 4 days after that, he fled and went into hiding. The Ukrainian Intelligence spent a lot of time and resources chasing him…https://t.co/wEOgeI5WKM pic.twitter.com/X67k9WAn2x
“Unë i propozoj Federatës Ruse shkëmbimin e këtij djaloshit tuaj me burra dhe gra ukrainase të kapur nga forcat e Moskës gjatë pushtimit”,- tha ai.
Viktor Medvedchuk thuhet se u arrestua gjatë një operacioni special. Një njeri i besuar i Kremlinit në Kiev që nga ditët e Revolucionit Portokalli, Medvedchuk ishte emri që qarkullonte në rast se Putini arrinte të instalonte një qeveri kukull në Ukrainë.
I akuzuar nga qeveria Zelenskij për “tradhti të lartë” për mbështetjen e separatistëve dhe shfrytëzimin e paligjshëm të burimeve në Krime, më 13 maj 2021, ai përfundoi në arrest shtëpiak, pas sekuestrimit të aseteve të familjes (përfshirë një tubacion nafte) dhe ndërprerjes së energjisë elektrike nga tre TV (112, News One dhe ZIK) të përdorura për fushatën pro-ruse.
Por më pas ai kishte arritur të arratisej. Super jahti “Royal Romance” (92.5 metra) i ankoruar në Rijeka dhe që besohet të jetë pronë e tij, u sekuestrua nga autoritetet kroate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje