Bota

Ukraina: NATO po mashtrohet. Lavrov: Zelenskij kërkon luftë mes Rusisë dhe Aleancës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuzimin e anëtarëve e NATO-s që të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

“NATO nuk është forca që ukrainasit e kishin imagjinuar më parë”, shtoi Kuleba. Duke folur në televizionin ukrainas, Kuleba tha gjithashtu se ishte i hapur për bisedime me homologun e tij rus Sergei Lavrov, por vetëm nëse këto negociata do të ishin “domethënëse”.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 4 mars duke thënë se refuzimi i NATO-s për të futur një zonë ndalim-fluturimi tregon “dobësi” dhe mungesë uniteti.

“Të gjithë njerëzit që vdesin nga kjo ditë e tutje do të vdesin gjithashtu për shkakun tuaj, për shkak të dobësisë suaj, për shkak të mungesës suaj të unitetit”, tha ai.

“Aleanca i ka dhënë dritën jeshile bombardimeve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi”, tha Zelensky.

Nuk ka munguar dhe reagimi rus. Ministri i Jashtëm Lavrov thotë se nëse Zelensky është kaq i zhgënjyer nga mosndërhyrja e NATO-s në konflikt, atëherë do të thotë se ai po mbështetet në aleancë për të zgjidhur situatën. Ai akuzon se Zelensky po përpiqet të provokojë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.

“Zelenskyt i vjen keq që NATO nuk ndërhyn, do të thotë se nuk dëshiron ta zgjidhë konfliktin me diplomaci. Ai përpiqet të provokojë konfliktin kundër Rusisë me pjesëmarrjen e NATO-s”, thotë Lavrov, duke akuzuar kreun e shtetit të vendit fqinj se ka një “mani militariste”.

Ditët e fundit, qeveria ruse ishte përpjekur të delegjitimonte Zelenskijn në disa raste duke i atribuar atij një arratisje nga Ukraina, gjë që u përgënjeshtrua nga Kievi: “Nuk ndodhem në Poloni (s, gjë që u përgënjeshtrua nga Kievi: “Nuk ndodhem në Poloni (siç rusët pretenduan), por në Ukrainë”, – tha ai.

Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, më 4 mars, shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, tha se avionët e saj nuk duhet të fluturojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës gjatë konfliktit me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi këtë vend.

Udhëheqësit perëndimorë, deri më tani, e kanë hedhur poshtë idenë, nga frika se kjo do të çonte në përshkallëzim më të madh të luftës. /REL/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë