Gazeta Si – Në Ukrainë ka mungesë të energjisë dhe ujit të pijshëm për shkak të bombardimeve ruse.
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë kanë shkaktuar probleme në spitale, ku kirurgët janë detyruar të operojnë me elektrik dore.
CNN ka rrëfyer përvojën e Dr. Borys Todurov, kreu i shërbimeve mjekësore në Institutin e Kardiologjisë së Kievit, i cili publikoi një video në rrjetet sociale, ku shfaqej një ekip mjekësh që mbanin llamba të mëdha, ndërsa kryenin një operacion në zemër tek një fëmijë.
Operacioni ishte duke u zhvilluar kur u ndërpre energjia, tha Dr Todurov, duke shtuar se spitali “nuk kishte ujë për disa orë”.
Situata ishte gjithashtu identike në spitalin “Mechnikova” në rajonin qendror të Dnjepropetrovsk, ku, sipas drejtorit Sergii Ryzhenko, “dhjetëra pacientë u gjendën në gjendje kritike, ndërsa ishin në tavolinat e operacionit” ashtu si u fikën dritat me “anestezistët dhe kirurgët” duke ndezur elektrikët e dorës për të vijuar punën”.
“Mungesa e energjisë nuk do të na ndalojë”, tha ministria e Shëndetësisë e Ukrainës në Facebook.
“Me temperatura nën zero, miliona njerëz janë pa ngrohje, energji elektrike, ujë. Ky është një krim i qartë kundër njerëzimit”, tha Volodimir Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në Kiev, energjia elektrike ishte rikthyer nga e enjtja herët pasdite në pjesë të mëdha të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, por u vendos që të ketë kufizime emergjente për të siguruar funksionimin e rrjetit në vendet ku nevojitet më shumë, si spitalet.
Prandaj, banorët e Kievit do të kenë energji elektrike “për 2-3 orë në ditë derisa sasia e energjisë elektrike që arrin kryeqytetin të rritet”, tha Dmytro Saharuk, drejtor i Kompania energjetike Dtek, siç raportohet nga “Ukrainska Pravda”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje