Gazeta Si – Ushtria ruse pretendon se avionët e saj kanë sulmuar Ishullin e Gjarprit, pasi trupat ukrainase pretenduan se kanë ngritur flamurin e Ukrainës në këtë vend strategjik në Detin e Zi.
Sulmi ndodhi në orët e para të kësaj të enjteje dhe ka “shkatërruar” pjesë të njësive ukrainase të vendosura, tha gjeneral-lejtnant, Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Rreth orës 05:00, disa ushtarë ukrainas arritën në ishull përmes një anijeje motorike, bën disa fotografi së bashku me flamurin e tyre. Një avion i forcave ajrore ruse menjëherë kreu sulm me precizitet të lartë në Ishullin e Gjarprit, dhe si rezultat i këtij sulmi, një pjesë e personelit të ushtrisë ukrainase u shkatërruan”, tha Konashekov përmes një videoje.
Serhiy Bratchuk, kreu i administratës rajonale të Odesës, konfirmoi se ishulli është sulmuar, edhe pse ai nuk dha detaje për dëmet e shkaktuara apo për viktima.
Ky ishull i vogël ka një rëndësi strategjike sepse ka afërsi të madhe me rrugët detare për në portin ukrainas të Odesës.
Por, ky ishull ka edhe rëndësi simbolike që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse pesë muaj më parë.
Forcat ruse u tërhoqën nga ishulli më 30 qershor, pasi u përballën me bombardime të ashpra nga artileria ukrainase.
Më 7 korrik u postua një video, ku u shfaqën tre ushtarë ukrainas duke ngritur flamurin e Ukrainës.
Kjo video u shpërnda në Telegram edhe nga Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskij. /REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje