Gazeta Si – “Bisedimet me presidentin francez Emmanuel Macron ishin “shumë frytdhënëse, ne kemi një vizion të përbashkët me të për kërcënimet dhe sfidat e sigurisë së Ukrainës, të Evropës në tërësi dhe të botës në përgjithësi”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskij, pas takimit me homologun e tij francez në Kiev.
Zelenskij shtoi se ai do të mirëpriste “hapat konkretë për një shtensionim” të situatës nga Vladimir Putin, sepse “në përgjithësi nuk u besoj fjalëve”.
Parisi, sipas Zelenskijt, do të japë 1.2 miliardë euro ndihmë ekonomike për Kievin dhe do të ndihmojë në rivendosjen e infrastrukturës në lindjen e vendit të shkatërruar nga lufta.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, mohoi se Makron dhe Putin kanë arritur një marrëveshje për de-përshkallëzimin.
“Në situatën aktuale, Moska dhe Parisi nuk mund të arrijnë asnjë marrëveshje”, – tha ai.
Macron, pas takimit me Zelenskijn në Kiev, tha se Putin kishte konfirmuar se “një përshkallëzim nuk do të fillojë”. Sipas Macron, presidenti rus ka thënë gjithashtu se nuk do të ketë “bazë të përhershme ushtarake” apo “vendosje” në Bjellorusi, ku Moska ka dërguar trupa në funksion të stërvitjeve masive.
Peskov, megjithatë, e bëri të qartë se tërheqja e trupave nga Bjellorusia pas manovrave ka qenë gjithmonë në rendin e ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje