Gazeta Si – Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ra dakord me të, në një bisedë telefonike, se mund të fillonin negociatat për garancitë e sigurisë të kërkuara nga Moska në lidhje me konfliktin e Ukrainës, raportojnë mediat ruse.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton se gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Blinken i kërkoi Moskës “të ndjekë rrugën diplomatike”.
Ai bëri thirrje për “një zbutje të menjëhershme t situatës dhe tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga kufijtë e Ukrainës” për të shmangur “pasoja të shpejta dhe të rënda” përballë “pushtimit të mëtejshëm të Ukrainës”.
Gjithashtu nga burime amerikane, del se Serghei Lavrov “nuk ka dhënë asnjë tregues” për planet e ardhshme për një de-përshkallëzimin në Ukrainë, pas bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm rus dhe sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Tani pritet një “përgjigje formale” nga Putin për letrën e dërguar javën e kaluar nga Uashingtoni.
Ndërkohë, presidenti rus Putin, ka deklaruar se SHBA-ja ka “injoruar pyetjet themelore” në lidhje me garancitë e sigurisë të kërkuara nga Rusia, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.
“Është e qartë se Perëndimi ka injoruar kërkesën që NATO-s të mos zgjerohet në Ukrainë dhe në vendet e tjera ish-sovjetike, që të mos vendosë armë sulmuese pranë kufijve rusë dhe që të tërhiqet në Evropën Perëndimore”.
Sipas presidentit rus, ky “refuzim” nga SHBA dhe aleatët, do të shkelte detyrimet e sigurisë në kuadrin e OSBE-së. Putin më pas akuzoi SHBA-në se po përdor Ukrainën si një “mjet” për të frenuar Rusinë.
Së fundi, evropianët po bëjnë presion për të mbajtur të hapura negociatat me Kremlinin. Qeveria britanike e drejtuar nga Boris Johnson iu bashkua dje përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Paralelisht, amerikanët dhe evropianët po punojnë për planin e emergjencës për furnizimet me gaz.
Emiri Tamin Bin Hamad Al-Thani, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë dje, i tha Joe Biden se Katari “mund të devijojë furnizimet me gaz” në Evropë në rast të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Megjithatë, ka detaje vendimtare: sa gaz, në çfarë kohe e kështu me radhë. Është gjithashtu e çuditshme që në komunikatën zyrtare të takimit mes Bidenit dhe Emirit, nuk ka asnjë gjurmë të këtij angazhimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje