Bota

Ukraina shkatërron një anije ruse në Detin e Zi. Zhduket luftëtari i tretë amerikan

Gazeta Si – Guvernatori i Odessa, Maksym Marchenko, njoftoi në Telegram se forcat e armatosura ukrainase sulmuan një anije ruse.

“Këtë mëngjes në Detin e Zi, rimorkiatori i flotës ruse ‘Vasily Bekh’, u godit nga raketa ndërsa mbante municione, raketa, sistem raketor anti-ajror, armë dhe personel në Ishullin e Gjarpërinjve. Urime ekipit të kryqëzorit Moskva!”.

Në Twitter, është publikuar një video, vërtetësia e së cilës ende nuk është verifikuar.

Sipas analizës së kryer nga “Osint”, duke marrë parasysh edhe kohën e shpërthimit, dyshohet se kanë goditur dy raketa të tipit “Harpoon” të dorëzuara nga Danimarka.

Ndërkohë, Heeson Kim, gruaja e Grady Kurpasit, luftëtarja e tretë vullnetar amerikan që u zhduk në Ukrainë, konfirmoi identitetin e bashkëshortit të saj për CNN.

Nuk ka asnjë lajm për Kurpasin që nga 23 prilli, i tha transmetuesit amerikan një mik, George Heath.

Ai kishte qenë në forcat amerikane Marines për njëzet vjet dhe kishte vendosur të dilte vullnetar në Ukrainë.

“Ai dëshironte të vinte në dispozicion përvojën e tij për të ndihmuar njerëzit. Ai nuk do të luftonte”, – tha Heath.

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se ishte në dijeni të lajmeve për një amerikan të tretë që shkoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë dhe mendohej se ishte “i zhdukur javët e fundit”, tha zëdhënësi Ned Price në një konferencë për shtyp.

Price nuk dha emrin e tij, por tha se Departamenti është në kontakt me familjen.

Kurpasi mbërriti në Ukrainë më 7 mars dhe në Kiev më 21 mars, tha Heath. Detari dhe anëtarët e tjerë të legjionit të huaj u caktuan të drejtonin një post vëzhgimi ushtarak në fund të prillit pranë Khersonit, rreth kohës kur Kurpasi ndaloi komunikimin me gruan dhe miqtë e tij në Shtetet e Bashkuara.

Luftëtarët amerikanë, Alexander John-Robert Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh në një kamion rus me duar të lidhura

Më herët, dy veteranë amerikanë, të cilët kanë qenë duke ndihmuar forcat e armatosura ukrainase, janë raportuar të jenë zhdukur në rajonin lindor ukrainas të Harkivit dhe besohet se janë zënë nga trupat ushtarake ruse.

Familjarët e Andy Huynh, 27-vjeçar dhe Alexander Drueke, 39-vjeçar, të dy nga Allabama, kanë thënë se 15 qershori ka qenë dita e fundit kur kanë kontaktuar me ta.

Familjarët dhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se ende nuk është konfirmuar dyshimi nëse dy burrat janë në duart e forcave ruse.

Javën e kaluar, dy britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, si dhe një shtetas maroken, Saaudun Brahim, janë dënuar me vdekje nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, për shkak të “aktiviteteve mercenare”.

Të tre kanë qenë duke shërbyer për ushtrinë ukrainase, kur janë zënë nga separatistët pro-rusë.

Britania e Madhe, Kombet e Bashkuara, Ukraina dhe Gjermania, kanë dënuar këto vendime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë