Gazeta Si – Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me disa sulme raketore rus mëngjesin e 29 dhjetorit. Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që targeton infrastrukturën kombëtare të Ukrainës.
Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë vendin.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.
Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh.
Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se shpërthime të shumta ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lvivit pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi.
Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan.
Guvernatori i rajonit të Mikolajivit në Ukrainën jugore, Vitaliy Kim, tha se pesë raketa u rrëzuan mbi Detin e Zi. Komanda e ushtrisë ukrainase North tha se dy raketa u rrëzuan mbi rajonin Sumy, që ndodhet në kufirin me Rusinë në verilindje të vendit.
Pjesë të raketave ruse që u rrëzuan dëmtuan dy ndërtesa private në lagjen Darnytskyi të Kievit, njoftoi administrata e qytetit.
Një objekt industrial dhe një shesh lodrash në lagjet e vendosura përtej lumit Dnieper, gjithashtu u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje