Bota

Ukraina zmbraps sulmin drejt Slovianskut, Moska përgatit mësymjen në Donjeck

Gazeta Si – Ushtria ukrainase zmbrapsi sulmin e trupave ruse pranë Dolyna, në drejtim të Slovianskut, i konsideruar vendimtar nga Federata pas Lysychansk dhe Severodonjeckut.

Kështu thuhet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në raportin e tij të mëngjesit, të cituar nga agjencia e lajmeve “Ukrinform”.

Sipas ushtrisë së Kievit, forcat ushtarake të Federatës janë tërhequr prapa pranë Dolyna.

Ndërsa bombardimet e rënda me mortaja dhe artileri, janë duke u zhvilluar përgjatë vijës së kontaktit në drejtimet Avdiyivka, Kurakhiv, Novopavlivka dhe Zaporizhia.

Ndërkohë, sipas raporteve nga ushtria ukrainase, trupat nga Kievi u kanë “shkaktuar humbje të konsiderueshme” atyre në Moskë në drejtim të Kramatorsk, një qytet lindor në Donjeck, skena disa javë më parë e një sulmi të tmerrshëm rus në një stacion plot me të persona të zhvendosur.

Njësitë ukrainase i shkaktuan armikut viktima të konsiderueshme gjatë përpjekjes së tij sulmuese në zonat e Verkhnokamianske, Belogorivka dhe Gryhorivka. Pushtuesit janë tërhequr”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm.

Guvernatori i provincës së fundit lindore të Ukrainës që mbetet pjesërisht nën kontrollin e Kievit, ka kërkuar nga më shumë se 350,000 banorët e saj që të largohen, ndërsa Rusia përshkallëzon ofensivën e saj.

Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se do të ishte e nevojshme të evakuohen njerëzit jashtë provincës Donjeck në mënyrë që të shpëtohen jetë dhe të lejohet ushtria ukrainase të mbrojë më mirë qytetet nga avancimi rus.

“Fati i të gjithë vendit do të vendoset nga rajoni i Donjeckut”, u tha ai gazetarëve në Kramatrosk, qendra administrative e provincës dhe shtëpia e selisë rajonale të ushtrisë ukrainase. “Sapo të ketë më pak njerëz, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë te armiku”, tha Kyrylenko.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë