Sport

Ulje drastike e buxhetit për sportin nga qeveria, reagojnë sportistët

Gazeta Si – Qeveria shqiptare ka premtuar vazhdimisht mbështetje më të madhe financiare për sportin, sidomos kur sportistët tanë fitojnë ndonjë medalje, si në rastin e Briken Caljes, por në fakt asnjëherë nuk e ka mbajtur premtimin. Përkundrazi, buxheti për shumësportëshin është ulur në mënyrë drastike. Fondi grant që qeveria jep çdo vit për federatat olimpike ka pësuar një rënie të theksuar.

Sipas një dokumenti të publikuar nga “Panorama Sport” në lidhje me shpërndarjen e fondit për sportin për vitin 2022, të firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, buxheti ka shkuar në 500 milionë lekë të vjetër, nga 1 miliard e 380 milionë që ishte në 2021-shin.

Reagimi i Luiza Geges. Gazeta Si, 25 mars 2022

Një goditje e fortë për sportin dhe komentet e sportistëve nuk kanë munguar, ndërsa federatat presin që këtë dokument ta marrin zyrtarisht dhe më pas do të mbajnë qëndrim. Atletja Luiza Gega është ndër të parat që ka reaguar në lidhje me këtë çështje. Me një postim në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar buxhetin e qeverisë.

Peshëngritja, edhe pse i ka sjellë medalje Shqipërisë, nga 145 milionë lekë të vjetër që ka marrë në vitin 2021, tani do të marrë 53 milionë. Diferenca është shumë e madhe dhe ky është rasti më tipik që tregon se sa vlerësohet sporti nga qeveria shqiptare. E njëjta gjë ka ndodhur me të gjitha federatat.

Shperndarja e fondit sipas federatave. Gazeta Si, 25 mars 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë