Futboll

Ultrasit e Tiranës bëjnë bujë, faqja e njohur publikon fotot majë pallateve

Futbolli post-koronavirus po luhet pa tifozë, një masë e detyrueshme për shkak të situatës që po kalon e gjithë bota, por grupime të ndryshme e gjejnë mënyrën për të mbështetur skuadrën e zemrës. Një model janë tifozët ultras të Tiranës, të cilët, me atë që kanë bërë gjatë ndeshjes me Teutën në Durrës, kanë marrë vëmendjen e një prej faqeve të huaja më të mëdha të tifozëve, “ULTRAS-TIFO.net”.

Kjo faqe ka publikuar së fundi disa foto domethënëse të tifozëve të Tiranës në majë të pallatave pranë stadiumit “Niko Dovana”. Ultrasit bardheblu nuk duan të mungojnë kurrsesi në këto ndeshje, ku Tirana pret të sigurojë edhe matematikisht titullin kampion. Pavarësisht situatës, ata e kanë gjetur mënyrën për të karikuar skuadrën. Fotot flasin vetë.

Tifozët e Tiranës në Durrës. Gazeta Si, 22 qershor 2020

“Nuk lejohen tifozët? Nuk ka problem!” Kjo është diçitura që shoqëron fotot e tifozëve të Tiranës të publikuara nga faqja e njohur e ultrasve “ULTRAS-TIFO.net”, që ka rreth 1 milion ndjekës. Tirana luajti me Teutën më 15 qershor dhe humbi 1-0, ndërsa javën e fundit mundi Vllazninë 3-0, një ndeshje, ku sërish ultrasit bardheblu e thanë fjalën e tyre.

Banderola e tifozëve të Tiranës gjatë ndeshjes me Vllazninë. Gazeta Si, 22 qershor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë