Lajme

“Unaza e Re”, banorët përplasen me policinë bashkiake

Banorët në zonën e Astirit vijojnë protestën e tyre pranë objekteve, të cilat janë në plan për t’u prishur. Që në orët e para të mëngjesit, banorët vijojnë kundërshtimin e heqjes së shtyllave të ndriçimit nga policia bashkiake.

Situata mes banorëve dhe policisë bashkiake është tensionuar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Kjo është dita e 24-t e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër, qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

E ndërkohë, opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një megaaferë korruptive.    

Ndërkohë, që banorët e zonës së Astirit kanë bllokuar rrugën dhe po përplasen me forcat e policisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka deklaruar se grupet e vlerësimit po vijojnë punën normalisht në objektet që pronarët e tyre kanë depozituar dokumentacionet.

“Grupet e inxhinierëve të ARRSH po vazhdojnë normalisht procesin e vlerësimit dhe matjeve të objekteve pronarët, e te cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni në funksion të procedurës së shpronësimit”, thuhet në njoftimin e ARRSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë