Politike

“Ura e spiunëve”, Bylykbashi frymëzohet nga filmi amerikan: Demokracia është rregulla, vetëm statuti na bën demokratë

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka zbardhur një pjesë dialogu nga filmi i famshëm amerikan “Ura e spiunëve” për të dhënë një shembull se si demokracia duhet konceptuar jo vetëm si frymë dhe besim por edhe rregulla.

Duke hequr një paralele mes dialogut të shkëputur në film me situatën brenda PD-së, Bylykbashi e vë theksin tek zbatimi i rregullave brenda partisë

“Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc.

Përndryshe nuk është demokraci por autokraci. Nuk do kemi pluralizëm por centralizëm. Dhe këto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinzare.

Ky është një leksion që na e jep demokracia amerikane. Ky leksion demokracie vlen për shtetin, por po aq vlen për partitë, sepse ato marrin përsipër që të përfaqësojnë vullnetin e demos-it, popullit”, shkruan ai. Një ditë më parë, Bylykbashi mori pjese ne takimin e Sali Berishes ne Durres

Sipas tij, nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre atëherë nuk ka zbatim rregullash.

“Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë.

Është kjo një urë ku shkëmbehen jo thjesht spiunët si në Berlinin e Luftës së Ftohtë, por shkëmbejmë demokracinë me autokracinë. Kutia e votimit, ku çdo anëtar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë pavarësisht dasive. Ndaj vetëm STATUTI na bën demokratë!”, vëren ai

Pjesë nga dialogu (Ura e Spiunëve)

“Ura e spiunëve”

Në mesin e Luftës së Ftohtë, një avokat amerikan u caktua nga gjykata të mbronte një spiun rus që të gjithë donin ta shihnin në karrigen elektrike. Në fund agjenti shpëtoi nga ekzekutimi dhe shkëmbye me një rob amerikan.

Dialogu:

Donnovan, avokati i spiunit rus: Je i CIA-s?

Agjenti Hoffman: Po. Desha të bëjmë një bisedë. Si po shkon çështja?

Avokati: Çështja po shkon shumë mirë. Nuk mund të bëhej më mirë.

Agjenti: Ke folur me Abel (klientin)?

Avokati: Më fal çfarë the?!

Agjenti: A ka thënë ai ndonjë gjë deri tani?

Avokati: Nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë!

Agjenti: Sigurisht që jo (me nënqeshje ironike).

Avokati: E kam seriozisht, nuk ka mundësi që po e bëjmë këtë bisedë. Po me kërkon të thyej rregullin e sekretit avokat-klient?!

Agjenti: Lëri këto tani, avokat …

Avokati: Kujt i thua “lëri  tani këto, avokat”?!

Është hera e dytë që ma thua dhe sa më shumë e dëgjoj aq më pak më pëlqen!

Agjenti: Dëgjo, unë e kuptoj rregullin e sekretit avokat-klient, kuptoj lojrat ligjore, kuptoj edhe se kështu ti siguron jetesën, por po flas për diçka tjetër. Po flas për sigurinë e atdheut tënd dhe më vjen keq nëse mënyra si të pyes të ofendon, por ne duhet të dimë çfarë të thotë klienti. Donnovan, që të më kuptosh, ne kemi nevojë të dimë gjithçka. Mos bëj filma me mua! Nuk kemi këtu asnjë Libër Rregullash.

Avokati: Ti je agjenti Hoffmann, apo jo?

Agjenti: Po.

Avokati: Me origjinë gjermane?

Agjenti: Po.

Avokati: Unë quhem Donnovan, irlandez nga të dy prindërit. Unë jam irlandez, ti je gjerman, por ajo që na bën të dy amerikanë, është një gjë. Një gjë e vetme. Vetëm një: Libri i Rregullave. E quajmë Kushtetutë. Ne kemi rënë dakord për ato rregulla dhe kjo na bën të gjithë ne amerikanë. Kjo është gjithçka që na bën amerikanë. E mos më thuaj mua qe nuk kemi Libër Rregullash! E mos më tund kokën kot mua, ti bir…!

– […]


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë