Gazeta Si – Të paktën 1.3 milionë njerëz janë pa energji elektrike. “Dhe për fat të keq do të ketë shumë të tjerë pasi ky uragan katastrofik përparon në kontinent,” paralajmëroi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, të mërkurën 28 shtator (mesnatë në Europë), në konferencën e fundit për shtyp.
Uragani “Ian” vlerësohet ‘niveli 4’, vetëm një hap poshtë kategorisë më shkatërruese.
Ai u ul në orën 15:00, duke u përplasur në ishujt Cayo Costa, në anën perëndimore të Floridës.
Fronti i stuhisë është shumë i gjerë, të paktën 50 kilometra: qytetet bregdetare, nga Tampa në Naples, janë goditur plotësisht.
I've been capturing video from this webcam in Fort Myers all day and I've put it into a Timelapse. Check out the storm surge rushing in! Crazy. #Ian #flwx pic.twitter.com/lj7a1wThga
— Brennan Prill (@WxBrenn) September 28, 2022
I prekur, por më margjinalisht, edhe Majemi. Forca e erës është mbresëlënëse, me rrebeshe deri në 220 kilometra në orë.
Imazhet tregojnë ekipet e shpëtimit që lëvizin në ujë në rrugët e përmbytura trë qyteteve.
De Santis shpjegoi se makinat e mbrojtjes civile janë gati për të ndërhyrë, por fillimisht duhet të presim që të kalojë stuhia.
Guvernatori u kërkoi qytetarëve që nuk donin të lëviznin të “mbeteshin absolutisht të sigurt”.
Emergjenca bëri që republikani De Santis të linte mënjanë polemikat e vazhdueshme me Joe Biden dhe të “falënderonte Shtëpinë e Bardhë” për ndihmën e tyre. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima dhe të lënduar. Në teori, uragani “Ian” duhet humbë fuqinë, ndërsa ai lëviz në Floridan qendrore, drejt Orlandos. Problemi është se, për momentin, cikloni po lëviz shumë ngadalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje