Lumenj uji në rrugë, me çiklistët që vazhdojnë të pedalojnë të zhytur deri në kyçin e këmbës, era fërshëllen shumë fort nga dritaret e mbyllura të rrokaqiejve, rrjeti i metrosë pothuajse plotësisht jashtë përdorimit, aeroporti i Newarkut i mbyllur, celularët që vazhdojnë të ndizen dhe tingëllojnë me paralajmërimet e motit: mos dilni jashtë, qëndroni të sigurt.
28th St & 7 Ave subway station (Chelsea, Manhattan) pic.twitter.com/2q4UQRIhm0
— Christiaan Triebert (@trbrtc) September 2, 2021
Një nga zonat më të populluara në vend, Nju Jorku dhe bregdeti lindor, u goditën një natë më parë nga “bishti” agresiv i urganit “Ida”, i cili përfshiu Luizianën të dielën, duke lënë mbi një milion njerëz pa energji elektrike dhe ujë (Biden do të vizitojë shtetin këtë të enjte).
Në Central Park, tetë centimetra ujë ranë në një orë, nga 20:51 deri në 21:51 pasdite. Qyteti regjistron një “paralajmërim emergjent për përmbytje”, dhe rekordi i reshjeve të arritura një javë më parë është thyer tashmë. Të paktën një person ka humbur jetën.
Kryebashkiaku Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe guvernatorja e re, Kathy Hochul e ka shtrirë atë në të gjithë shtetin. 18,000 njerëz janë pa eneregji në Nju Xhersi.
“Duket pothuajse jo-amerikane të mos jesh në mes të zjarrit ose nën ujë këto ditë”, – shkroi në Twitter reporteri sarkastik i gazetës “New Yorker”, Philip Gourevitch, duke aluduar në emergjencën e dyfishtë të stuhisë / zjarrit që po godet vendin nga bregu në breg.
Knickerbocker Avenue in Brooklyn
— David Begnaud (@DavidBegnaud) September 2, 2021
New York City #Ida
pic.twitter.com/zAQ8kIIDi4
Në mediat sociale, kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatorja e asamblesë shtetërore të Nju Jorkut, Alessandra Biaggi, por jo vetëm ata, këmbëngulin se nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveç ndryshimeve klimatike ndaj këtyre ngjarjeve ekstreme dhe se është koha për të përshtatur infrastrukturën e vendit në këtë normalitet të ri.
Në një orë, ranë rreth 80 milimetra shi, duke thyer rekordin prej afro 50 milimetrash të vendosur nga stuhia tropikale Henri javën e kaluar.
Shtatë persona të vdekur në Nju Jork dhe një në Nju Xhersi, është bilanci i parë i përmbytjeve të shkaktuara nga uragani “Ida”. Mes të vdekurve në Nju Jork, është edhe një djalë 2-vjeçar, siç raporton CNN nga burime policore. Ai u gjet në shtëpi së bashku me një 50-vjeçar dhe një 48-vjeçar, të cilët vdiqën të gjithë pas një përmbytjeje.
Flooding downpours have turned streets into raging rivers in North Plainfield, New Jersey Wednesday evening! #NJwx #Ida #FlashFloodWarning #SevereWeather
— WeatherNation (@WeatherNation) September 2, 2021
Video Credit: @otislulumom pic.twitter.com/30bVWBufmG
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje