Politike

‘Ushqimi është bërrnut’, letër nga burgu për Sali Berishën

22 të burgosur nga burgu i Elbasanit i kanë shkruar një letër Sali Berishës.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka bërë publike përmbajtjen e letrës

“Një letër, shoqëruar me një listë të firmosur nga 22 të burgosur, ka ardhur nga Paraburgimi i Elbasanit në adresë të kryetarit të PD, z. Sali Berisha.

Në ankesë listohen 11 probleme, si më poshtë, të cilat po i lexojmë në formë autentike dhe të pandryshuar, siç janë shprehur të paraburgosurit:

 1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin.

2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin 

3. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar. 

4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë. 

5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi. 

6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat. 

7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër. 

8. Ilaçe nuk na japin.

9. Higjena është ZERO.

10. Na keqtrajtojnë. 11. Na privojnë nga takimet me familjarët”, renditi Hysaj, duke përmendur më pas edhe emra drejtuesish të Burgut që sipas tyre po shkelin ligjin apo janë në konflikt interesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë