Gazeta Si – Japonia ka urdhëruar ushtrinë e saj të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Koresë së Veriut, pasi Phenjani tha gjatë kësaj jave se është gati të lëshojë satelitin e parë të tij ushtarak të spiunazhit.
Vendosja e satelitit në orbitë do të kërkonte një predhë me rreze të gjatë, që Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë sepse Kombet e Bashkuara i shohin lëshime të tilla si teste të raketave balistike.
Më 22 prill, kryeministri japonez, Yasukazu Hamada, u tha Forcave për Vetëmbrojtje se “ka një mundësi për urdhërimin e masave shkatërruese ndaj raketave balistike”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Hamada udhëzoi ushtarët që “të zbatojnë masat e nevojshme për të kufizuar dëmet në rast se ndonjë raketë balistike do të bjerë”.
Ai urdhëroi përgatitjet për dislokimin e sistemeve SM-3, që janë për pengimin e raketave, por edhe të njësive ushtarake në Okinava, që mund të operojnë raketat Patriot PAC-3.
Më 2012 dhe 2016, Koreja e Veriut kishte testuar raketa balistike që sipas Phenjanit ishin lëshime të satelitëve.
Që të dy raketat kishin fluturuar mbi rajonin e Okinavës. Mediat japoneze raportuan se edhe më 2012, Ministria e Mbrojtjes kishte bërë përgatitje të ngjashme. Koreja e Veriut nuk ka treguar se kur synon të lëshojë këto raketa. /REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje