Gazeta Si – Ushtarët tajvanezë të stacionuar në ishujt Kinmen, disa qindra metra larg brigjeve kineze, qëlluan të shtëna paralajmëruese ndaj një droni civil kinez që fluturonte mbi arkipelagun e vogël. Sipas mediave amerikane, për herë të parë u përdorën plumba të vërtetë.
Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në javët e tensionit të lartë që pasuan vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi në Taipei në fillim të gushtit, me ditë stërvitjesh të paprecedentë ushtarake kineze dhe prova të mbrojtjes së ishullit nga ushtarët tajvanezë.
Zëdhënësi i komandantit të trupave që mbrojnë Kinmenin, konfirmoi më pas detajet e incidentit për shtypin: të shtënat u qëlluan në orën 18.00 me orën lokale (afërsisht 11:00 me orën europiane), pasi plumbat paralajmërues nuk e bënë dronin të tërhiqej.
Të shtënat nuk e goditën avionin, por ai u nis drejt territorit kinez menjëherë pas alarmit.
Për momentin, asnjë koment mbi incidentin nuk ka mbërritur nga Pekini. Disa orë përpara se të shihej droni, presidenti Tajvanez Tsai Ing-ëen, urdhëroi ushtrinë e vendit të “marrë kundërmasa vendimtare” kundër provokimeve kineze.
“Dua ta dini se sa më shumë të na provokojë armiku, aq më shumë do të duhet të qëndrojmë të qetë”, vazhdoi Tsai.
“Ne nuk do të nxisim përleshje, por kjo nuk do të thotë se në rast sulmi nuk do të përgjigjemi”.
Gjatë një vizite në trupat e angazhuara në bazat e Ishujve Penghu, Tsai më pas kritikoi Kinën për përdorimin e dronëve dhe aktiviteteve të tjera luftarake të “zonës gri”.
Të hënën, ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, e quajti përdorimin e dronëve “asgjë për t’u shqetësuar”.
Tensioni përgjatë ngushticës së Tajvanit është shumë i lartë. Të dielën, për herë të parë që nga vizita e Pelosit, dy kryqëzorë amerikanë lundruan përgjatë ngushticës.
Autoritetet e Uashingtonit më vonë raportuan se kryqëzorët ishin të angazhuar në një “mision rutinë” në një korridor ujor ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje