Futboll

Uzuni i bën vetë të gjitha, nxjerr jashtë loje Dinamon e Zagrebit

Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ishte protagonist në kualifikimin e Ferencvaroshit ndaj kroatëve të Dinamo Zagrebit. Futbollisti beratas u bë “djall”, teksa shënoi në portën e vet pa dashje në zhvillimet e një goditjeje këndi, duke barazuar rezultatin, pasi kapiteni Lovrencsics kishte kaluar më parë hungarezët në avantazh.

Më pas Uzuni i bë “engjëll”, duke shënuar golin e kualifikimit për Ferencvaroshin. Ishte e gjitha merita e tij, që rrëmbeu bukur një top dhe u nis me shpejtësi drejt zonës dhe nuk gaboi në gjuajtje, duke bërë që skuadra e drejtuar nga ukrainasi Sergej Rebrov të kalojë edhe turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe të shkojë në “Play-off”, ndërkohë që ka siguruara grupet e Ligës së Europës edhe në rast eliminimi.

Uzuni dhe Lovrencsics, autorët e golave për Ferencvaroshin. Gazeta Si, 17 shtator 2020

Pas Selltikut, skuadra e Uzunit nxjerr jashtë loje edhe Dinamon e Zagrebit, duke bërë surprizën. Është eliminuar ndërkohë Crvena Zvezda nga qipriotët e Omonias dhe në turin e tretëtë Ligës së Europës serbët mund të takohen sërish me Tiranën. Molde është kualifikuar në fushën e Karabagut, kurse danezët e Mydtjylland eliminuan Jang Bojs të Zvicrës, duke i mundur 3-0. Është kualifikuar edhe Makabi Tel Aviv që mundi 1-0 bjellorusët e Dinamo Brest.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë