Lajme

Vakancat në Kuvend, KQZ: Kandidatët, 10 ditë kohë për të plotësuar formularin

Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje për mediat ka bërë me dije se ka mbërritur në KQZ kërkesa e Kuvendit për plotësimin e vakancave për 57 deputetët e dorëhequr.
Ajo deklaroi se për të plotësuar vakancat, kandidatët në listën shumëemërore kanë afat 10 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.
“Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çështjen e zëvendësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetët e dorëhequr” tha ajo.
KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.
Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumëemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit
“Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvendësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë