Politike

Përse vaksinohen Tinka Kurti dhe Alfred Moisiu? Rama: Nis me ta si simbolikë për të bindur njerëzit

Në ambientet e “Air Albania”, ashtu si ishte paralajmëruar, të dielën nisi vaksinimi për personalitetet e para 80 vjeç e më shumë. Ata janë vetëm disa emra, sepse siç tha edhe kryeministri Rama, ky proces është thjesht simbolik dhe sensibilizues për të moshuarit e tjerë që të bëjnë vaksinën.

Të parët që ishin në radhën vaksinimit qenë aktorja e njohur Tinka Kurti, ish-Presidenti Alfdred Moisiu, artisti Sherif Merdani 

Kryeministri Edi Rama ceku, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit, këtë proces.

Rama tha se bëhet fjalë për disa personalitete, të cilët nisin sot (e dielë) të parët vaksinimin, por që më tej procesi do të vijojë me njerëz të zakonshëm.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me personalitete, që janë 80-vjeçarë dhe për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, një mesazh përkujdesjeje për ta. Vë re një far sekëlldie kur këta njerëz ndahen nga jeta, ka një moment lotderdhje dhe rrjedhje fjalësh e fjalimesh për ta, që nuk ma ha mendja se do të dukeshin më bukur, nëse ne do duhej të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre, për shkak të mungesës së vaksinës.

Nga ana tjetër, edhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit, në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo.

Nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm.

Fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vijuar me tjerët. Por edhe këtë rast e përdorën për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë dhe ndaj meje”, tha Rama.

“Janë njerëz që i kanë dhënë kësaj shoqërie, kanë kontribuar dhe sakrifikuar për të krijuar vlera në këtë shoqëri, ndaj nuk besoj se do të ishte e denjë të ngrihej gjithë kjo stuhi në gotë, kur bëhet fjalë në fakt për dhjetëra persona, që në peshën e vaksinave që do të bëhen, janë disa pika ujë në det”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë