Ekspertët grekë kanë paralajmëruar se vala e tretë e pandemisë në vendin fqinj pritet të arrijë këtë javë kulmin. Nikos Tzanakis, profesor i pulmonologjisë në Universitetin e Kretës ka paralajmëruar duke folur për mediat greke se përhapja e varianteve të reja ka çuar një shpërthimin e një vale tjetër, e cila filloi me rritjen e ndjeshme të rasteve gati tri javë më parë.
“Ne parashikojmë që kulmi do të ndodhë këtë javë,” shpjegoi ai, duke shtuar se e rastet ditore të të infektuarve ka të ngjarë t’ia kalojnë shifrave që u regjistruan gjatë valës së dytë. “Ekziston një mundësi reale që për disa ditë të vërehen mbi 3,000 të infektuar.”
“Pas kulmit presim një rënie graduale, megjithëse të ngadaltë, por graduale. Sistemi shëndetësor do të fillojë të çlirohet”, tha ai, duke theksuar se problemi kryesore është pikërisht ulja e presionit mbi sistemin shëndetësor.
Vala e tretë e ka vendosur vendin fqinj nën shtetrrethim, duke e detyruar të mbyllë shumicën e pikave të kalimit kufitar, të shtojë masat kufizuese dhe të rrisë presionin mbi spitalet publike , të cilat janë tej mbushur për shkak të përhapjes së mutacione me ngjitëse të koronavirusit.
Përkundër faktit se vendi aktualisht është nën masat më të rrepta që janë zbatuar që nga fillimi i shkurtit, ngarkesa virale mbetet e lartë, me qeverinë dhe ekspertët që paralajmërojnë se dhjetë ditët e ardhshme janë jashtëzakonisht kritike për të parë nëse mund të bëhet ose heqja graduale e kufizimeve.
Në të njëjtën kohë, lodhja e qytetarëve ka arritur kulmin, pasi një sërë masash kufizuese kanë hyrë në fuqi që nga nëntori dhe janë fuqizuar dita-ditës. Shifrat ditore i tejkalojnë 500 të intubuar. Të dielën, u raportuan 1,626 raste të reja, 564 të intubuar dhe 53 vdekje.
Si shkencëtarët ashtu edhe qeveria e dinë se “ka një kufi për vendosjen e masave të bllokimin dhe nuk është e mundur të vazhdohet në të njëjtën mënyrë me afrimin e sezonit turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje