Valentina Leskaj, ish-nënkryetarja socialiste e Kuvendit, deputete në disa legjislatura tha përmes një interviste televizive se, PS-ja në mandatin e tretë duhet të mendojë për një ndryshim të madh.
“Një mandat i tretë është një lloj krenarie për socialistët, një arritje. Por jo vetëm për ta, pasi të dhënat tregojnë se nuk kanë votuar një pjesë e socialistëve, por një pjesë e mirë e shqiptarëve.
Në mandatin e tretë peshon më shumë përgjegjësia. Përgjegjësia për të justifikuar mbështetjen, besimin që të kanë dhënë njerëzit dhe për të plotësuar pritshmëritë se ata që të kanë votuar kanë ndaj teje. Përgjegjësia nuk është vetëm ndaj atyre që të kanë votuar, por ndaj të gjithë shqiptarëve.
PS, duhet të mendojë për një ndryshim të madh. Në kushtet që jemi, mendoj se PS-ja duhet të bëjë një ndryshim të madh. Ato ndryshime pozitive ende që nuk i kemi dhe që Shqipëria ka nevojë.
Jam e sigurt se PS ka potencialin për të realizuar këtë ndrysim”, tha Leskaj duke iu referuar kryesisht fjalës së mbajtur nga Rama pas fitores.
“ Edhe në fjalën që mbajti kreu i PS dhe kryeministri i vendit pas zgjedhjeve, janë mesazhe që japin shpresë. PS e ka të qartë se përveç fitores është një sfidë jo e lehtë, pasi ka shtruar nevojën për ndryshim edhe të vetvetes, për rritje të përgjegjësisë dhe të mënyrës së të punuarit. Ajo që vlerësoj është shtrirja e dorës për bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje