Marko Van Basten është nga ata që flasin pak, por kur e bën e ka të vështirë ta ëmbëlsojë “pilulën” dhe i thotë gjërat ekzaktësisht ashtu si ai mendon se janë. Ish-sulmuesi i Holandës dhe Milanit këtë herë ka kritikuar Lionel Mesin dhe kolegun e tij të sulmit te Barcelona, Antuan Grizman.
Sipas “AS”, Van Basten është treguar i ashpër me yllin argjentinas të katalnasve, duke theksuar se lojtari që po shihet tani në fushë nuk ka lidhje me atë që njerëzit kanë parë për 15 vjet me radhë. “Mesi thjesht po luan keq”, – pohon Van Basten. E vetmja gjë pozitive është se argjentinasi nuk është i vetmi që po e vuan situatën te Barcelona. Edhe Grizman është sulmuar keq nga holandezi.

“Mesi dhe Grizman po luajnë sikur të ishin dy pastiçierë”, – është shprehur fituesi i “Topit të Artë”. Si gjithmonë, ai flet pa rezerva, çka i ka krijuar jo pak probleme në të shkuarën, por Van Basten nuk heq dorë. Ai di t’i dallojë momentet e komplikuara dhe gjykon se janë një sërë faktorësh që e kanë goditur Mesin në të njëjtën kohë: situata e Covid-19, përplasja me drejtuesit e klubit verën e shkuar dhe gjithë deklaratat për raportin me Grizman.
“Pa dyshim, e bezdis fakti që po luhet pa tifozë. Nuk është i kënaqur me situatën te Barcelona dhe me atë çfarë ndodh në klub, tani i duhej edhe kjo historia me Grizmanin. Janë shumë gjëra të akumuluara, ndaj nuk po shohim Mesin që njohim”, – ka theksuar në fund Van Basten. Dhe nuk është e vështirë të jesh dakord me të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje