Virxhil van Dijk ka vendosur të heqë dorë nga Europiani që do të luhet në verë. Mbrojtësi i Holandës dhe Liverpulit po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju, që e ka lënë jashtë fushave për shumë kohë, ndaj dhe ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Europian.
“Rikuperimi po ecën mirë, por pyeta veten, nëse është e mundur të marr pjesë në Europian apo jo. Arrita në konkluzionin se zgjedhja më e mirë është që të mos luaj në këtë kompeticion, edhe pse më vjen shumë keq për këtë gjë. Është një vendim i vështirë, por duhet ta pranoj. Gjatë verës do të vazhdoj të stërvitem për të qenë gati sezonin e ardhshëm”, – ka thënë van Dijk gjatë një interviste të publikuar në faqen e Liverpulit.

Mungesa e mbrojtësit holandez e ka penguar shumë Liverpulin të bëjë një sezon pozitiv. Ai është një nga kolonat kryesore të skuadrës dhe askush nuk mund ta zëvendësojë. Van Dijk është ndër të parët lojtarë të mëdhenj që humb Europianin, por me kalimin e ditëve me siguri lista e mungesave të emrave big do të jetë e gjatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje