Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar përmes një postimi në “Twitter” kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës.
Varhelyi shkruan në mesazhin e urimit se mezi pret të filloj punën me qeverinë e re për integrimin e Shqipërisë në BE dhe thekson se shtetit i së drejtës duhet të jetë në rendin e ditës së kësaj mazhorance.
Gjithashtu Varhelyi e vë theksin tek një dialog konstruktiv mes aktorëve të brendshëm, si një çelës të fortë për integrimin në Bashkimin Europian.
“Urime Edi Rama dhe qeverisë shqiptare në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi në BE dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik, çelësi i fortë koordinimi për anëtarësimin në BE”, shkruan Varhelyi në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje