Politike

Varhelyi mbërrin sot në Shqipëri, vizitë në ‘By Pass’-in e Vlorës

Gazeta Si – Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të vizitojë këtë të enjte Shqipërinë.

Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ata do të shohin investimin në By Pass-in e Vlorës të financuar nga Bashkimi Europian.

BE ka mbështetur ndërtimin e By Pass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.

Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.

Pas një vizite të shkurtër përgjatë By Pass-it, Komisioneri dhe Kryeministri do të mbajnë një konferencë për shtyp.

By-pass i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.

By-passi redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, vizita do të fillojë në orën 19:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë