Bota

Varianti “anglez” i Covid-19 mbërrin në Greqi

Rastet e para të variantit anglez të koronavirusit janë zbuluar për herë të parë në Greqinë fqinjë të dielën, pak ditë pasi qeveria e Qiriako Mitsotaqis vendosi që vendi të hynte të izolim total deri më 11 janar.

Siç theksojnë specialistët e sëmundjeve infektive ky ishte në fakt një zhvillim i pritshëm, pasi ky mutacion është përhapur në vende të ndryshme të Europës.

Sipas informacioneve paraprake, katër rastet e para me variantin anglez ishin udhëtarët nga Britania e Madhe. Të katërt që mbërritën në vendin fqinj për periudhën e Krishtlindjes rezultuan pozitivë për koronavirusin pas një testi të shpejtë.

Ata u dërguan në një hotel karantinë dhe iu nënshtruan një prove molekulare dhe pas provës u zbulua se ishin infektuar nga lloji i ri i koronavirusit.

Sipas një studimi të fundit, mutacioni i ri është “shumë” më ngjitës, duke e rritur shkallën e riprodhimit, numrin R siç quhet nga shkencëtarët, nga 0.4% në dhe 0.7%.

“Variantet e ndryshme të viruseve kanë ekzistuar që nga fillimi i pandemisë dhe janë një produkt i procesit natyror me të cilin viruset rriten dhe përshtaten dërsa riprodhohen,” thotë Laërence Young, një profesor në Universitetin Warwick.

“Shumica e këtyre mutacioneve nuk kanë asnjë efekt në sjelljen e virusit, por shumë herë pas here ato mund të përmirësojnë aftësinë e virusit për të infektuar dhe / ose të bëhen më rezistente ndaj përgjigjes imune të trupit të njeriut.” 

Duke folur për këtë zhvillim, profesori i Patologjisë dhe Infeksioneve dhe anëtar i komitetit të Ministrisë së Shëndetësisë, Charalambos Gogos, theksoi se ai pritej të mbërrinte në Greqi, pasi virusi vdekjeprurës nuk njeh kufij.

“Është diçka që pritej. Sigurisht që nuk e dimë shkallën që ka marrë. “Ne duhet të shohim të dhënat epidemiologjike, cila është shpërndarja dhe a do të kemi një përkeqësim të epidemisë në vendin tonë”, vuri në dukje ai. Unë mendoj se transmetueshmëria e këtij varianti të veçantë është aq e madhe sa do të na shkaktojë një problem”.

Nga ana e tij, Alkiviadis Vatopoulos, profesor i Mikrobiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Atikës Perëndimore, thotë se shumë shkencëtarë në Greqi aktualisht janë skeptikë rreth rrezikut të llojit të ri.

“Dhjetëra variante po qarkullojnë, virusi vazhdimisht ndryshon dhe ka shumë lloje: ekziston një variant spanjoll, një variant amerikan, ka shumë. Unë nuk jam i bindur dhe askush nuk është i bindur se ky lloj është më i rrezikshëm se ato që qarkullojnë. Nuk është dokumentuar”, vëren profesori grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë