Bota

Varianti i ri i Covid, OBSH thirrje Europës: Forconi kontrollin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje anëtarëve të saj në Europë të “forcojnë kontrollin” për shkak të variantit të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Varianti i ri i virusit është regjistruar në Britaninë e Madhe, por edhe në disa vende të tjera – nëntë raste në Danimarkë, dhe nga një rast në Holandë dhe Australi.

OBSH-ja deklaroi se sipas informacionit të parë, varianti i virusit mund të jetë më ngjitës dhe mund të rrezikojë efikasitetin e disa metodave diagnostikuese.

Organizata shtoi se nuk kishte asnjë provë që varianti i ri i koronavirusit ishte një formë më serioze sesa COVID-19.

“Në të gjithë Europën, ku transmetimi i koronavirusit është i përhapur, vendet duhet të rritin procedurat e tyre të kontrollit dhe parandalimit,” tha OBSH


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë