Varianti indian i koronavirusit është tanimë dominant në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i rasteve të konfirmuara nga analizat laboratorike është rritur për 79 për qind javën e kaluar, duke arritur në 12,431 të infektuar me këtë mutacion në Britaninë e Madhe.
Shkencëtarët besojnë se ky variant, që tashmë njihet si Delta, ka tejkaluar variantin që është identifikuar fillimisht në Britani dhe tani njihet si Alfa.
Ata thonë se mund të ketë rrezik të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital për shkak të variantit Delta.
Mirëpo Zyra e Shëndetit Publik ka thënë se duhet bërë më shumë hulumtime për të vërtetuar rrezikun dhe vdekshmërinë e variantit të ri me origjinë nga India.
“Me dominimin e këtij varianti në Mbretërinë e Bashkuar, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të kemi kujdes sa më shumë që është e mundur”, u shpreh Jenny Harries, drejtoresha e ekzekutive e Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore.“ Mënyra më e mirë për të luftuar variantet është që të luftojmë përhapjen e gjithë koronavirusit”.
Zyra e Shëndetit Publik në Angli ka thënë se rajoni më i prekur nga ky variant vazhdon të jetë veriperëndimi i Anglisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje