Austria ka zgjatur periudhën e mbylljes së vendit për shkak të koronavirusit me 10 ditë të tjera. Kopshtet dhe shkollat mbeten të hapura për personat në nevojë, por prindërve u është kërkuar që t’i mbajnë fëmijët në shtëpi nëse është e mundur.
Çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit do të varet nga situata, por zyrtarët thonë se kufizimet do të mbeten për të pavaksinuarit.
Vendi ka një shkallë relativisht të ulët të vaksinimit për Evropën Perëndimore, me pak më pak se 67% të popullsisë të imunizuar plotësisht. Incidenca e rasteve ka nisur të bjerë: dje ishte 894.2 raste për 100 mijë banorë, nga mbi 1100 në ditën e fillimit të bllokimit.
Ndërkohë në SHBA, administrata e presidentit Joe Biden është gati të zbatojë rregulla më të rrepta shëndetësore për hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e variantit “Omicron”.
Kërkesat e reja, i besuan gazetës “Washington Post” tre burime federale shëndetësore, do të zbatohen edhe për qytetarët amerikanë dhe do të parashikojnë paraqitjen e një testi negativ të kryer një ditë para nisjes, pavarësisht vaksinimit dhe vendit të origjinës.
Propozimi më i diskutueshëm ka të bëjë me detyrimin për shtatë ditë karantinë për të gjithë ata që mbërrijnë në vend, përfshirë qytetarët amerikanë, edhe nëse testi i paraqitur është negativ. Plani pritet të prezantohet të enjten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje