Franca është bërë sot vend i parë që ka njoftuar se është duke konsideruar mbylljen e kufijve të saj jo vetëm me Britaninë e Madhe, por edhe me vendet e tjera europiane për shkak të përhapjes së variantit anglez të Covid.
Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i qeverisë, Arnaud Fontanet, i cili deklaroi se për të vënë nën kontroll epideminë, Franca duhet të vaksinojë 10-15 milion njerëz deri në fund të marsit dhe 25-30 milion njerëz deri në fund të qershorit.
Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha të dilën se Franca që mobilizohet për të shmangur situatën ‘katastrofike’ nga varianti i ri i Covid-19. “Ne do bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij varianti,” deklaroi ai.
Autoritetet franceze thanë të dielën se varianti më infektues tani ishte zbuluar në portin mesdhetar të Marsejës dhe në Alpe.
“Varianti i ri Covid-19 është gati një epidemi e re brenda epidemisë,” tha Fontanet. Ai tha se varianti i ri ishte më ngjitës, por që tani për tani nuk kishte shenja që shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë.
Sinjali nga Franca erdihi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi vendet europine që kishin zbuluar raste të shumta të variantit të ri të konsideronin mbylljen e kufijve, në mënyrë që të shmangin një valë të tretë të pandemisë.
Me ardhjen e dimrit dhe shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS-CoV-2, rastet e COVID-19 janë rritur ndjeshëm në shumë vende europiane, duke i detyruar shumë liderë të BE-së të konsiderojnë mbylljen e kufijve më njëra-tjetrën ashtu si në pranverë. Ndërsa vaksinat po shpërndahen ngadalë në të gjithë kontinentin, qeveritë janë duke futur bllokime, orë policore dhe mbyllje kufijsh në përpjekje për të mbajtur rastet nën kontroll.
Për vendet e prekura nga varianti i ri, ndryshimi midis transmetimit të përhapur në komunitet që po shohim tani dhe shpërthimeve më të lokalizuara si ato që pamë në verë, do të varet nga parandalimi i hyrjeve të rasteve të reja nga vendet e tjera.

Për të shmangur një kaos si ai i pranverës, ekspertët kanë bërë thirrje për koordinimin e kufizimeve në të gjithë vendet europiane, duke mos ndaluar totalisht lëvizjet e njerëzve dhe duke duke mos bllokuar qarkullimin e mallrave.
Varianti i ri është gjetur tashmë në rreth 45 vende, nga Singapori në Oman deri në Xhamajka. Danimarka, e cila ka investuar në mbikëqyrjen gjenetike, zbuloi variantin që prekte Britaninë në rajone të shumta daneze dhe kufizoi kohët e fundit. Ministria daneze e shëndetësisë e krahasoi atë me të dhënat e vitit të kaluar, duke parashikuar se nuk mbylleshin kufijtë dhe kufuzohet lëvizja nga një vend europian në tjetrin, ky variant do të mbizotërojë në të gjithë kontinentin nga mesi i shkurtit.
“Jemi në një garë kundër kohës”, tha Marion Koopmans, një virolog holandez dhe anëtar i një grupi pune të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e koronavirusit. “Vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të qënë një hap përpara virusit: Ndërkohë, distancimi shoqëror, mbajtja e maskave dhe larja e duarve, shoqëruar me testimin dhe gjurmimin agresiv mund të blejnë pak kohë dhe të shmangin shtrimet e panumërta në spital, ato që duhen janë masa agresive, të ngjashme me ato të valës së parë”, deklaron ai
OBSH thotë se varianti i ri ka mbërritur me siguri në të gjitha vendet europiane, një pjesë e të cilave, pavarësisht se ndodhen në karantinë, por përballen me rritje të rasteve të reja.
Me sa duket, varianti anglez kishte qarkulluar i pazbuluar që nga shtatori.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar vendet europiane që duhet të bëjnë më shumë për t’u marrë me situatën alarmante.
Duke folur në një konferencë shtypi të premten, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge (foto më poshtë), e quajti situatën aktuale “një pikë kthese në rrjedhën e pandemisë”, duke thënë se rastet ditore ka gjasa të rriten.
“Kjo është një situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohe ne duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë për të qenë të sigurt se mund të rrafshojmë kurbën e infeksionit në disa vende,” tha Kluge. /France 24/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje