Lajme

Vasili, akuza Ramës për pastrim parash

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një dalje për mediat ka hedhur akuza të ashpra mbi qeverinë Rama. Sipas tij, në vend tonë po bëhet një pastrim i madh parash.
“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder, por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”, tha ndër të tjera Vasili. Prandaj, ai u bën thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt. “Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”, deklaroi Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë