Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila deklaroi dorëheqjen nga politika, tha gjatë një replike në Kuvend me deputetin Kujtim Gjuzi, se nuk ka pasur trysni politike për të marrë një vendim të tillë.
“Faleminderit z.Gjuzi por do të lutesha të tërhiqnit fjalën mbrapsht çdo deputet dhe deputete, njerëz që kanë pjekuri politike dhe profesionale, vendosin vetë se kur duhet të hyjnë dhe të dalin nga politika. Nuk kam asnjë trysni, është zgjedhja ime dhe e familjes sime. Është zgjedhje personale. Sot ju burrat duhet të tregoni sa i keni respektuar gratë dhe vajzat”, replikoi Hysi.
“Si ka mundësi nënkryetarja e Parlamentit profesorë- doktore e shkencave, trysnohet dhe nuk është në listat e Rilindjes?! Dhe më mirë që nuk është!”, pyeti deputeti Kujtim Gjuzi.
Pak ditë më parë, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja socialiste e Tiranës, Vasilika Hysi deklaroi dorëheqjen nga politika.
“Do u lë vendin kalamajve”, tha Rama, referuar ish-studentëve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj.
Vasilika Hysi hyri në politikë me iniciativën direkte të Edi Ramës i cili në zgjedhjet e 2009 surprizoi socialistët duke e futur emrin e sa të parën në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.
Vasilika Hysi ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm gjatë hartimit të reformës në drejtësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje