Bota

Vdekja e George Floyd, familja në gjunjë para seancës gjyqësore

Tetë minuta dhe 46 sekonda. Familjarët e George Floyd qëndruan të gjunjëzuar para Minneapolis Court (SHBA) në shenjë simbolike.

Është e njëjta kohë kur polici, i arrestuar dhe që pritet të dalë në gjyq, mbajti gjurin të shtypur në qafën e afrikano-amerikanit, i shtrirë në tokë dhe i paarmatosur, i cili dha shpirt, duke thirrur, “nuk mund të marr frymë”, më 25 maj 2020.

Në orën 08.46 me kohën lokale në “Hennepin County” në qendër të Mineapolisit, familja e George Floyd u gjunjëzua për 8 minuta dhe 46 sekonda para sallës së gjyqit, para nisjes së seancës gjyqësore ndaj ish-agjentit, Derek Chauvin.

Avokati i familjes, Ben Crump, i pranishëm në tubim, tha se gjyqi “do të jetë një referendum për vendin ku Amerika kërkon barazi dhe drejtësi për të gjithë”.

“Kjo çështje për vrasje, nuk është e vështirë, mjafton të shikosh videon e torturave të George Floyd”, – vazhdoi Crump, duke thënë se nuk do të kishte dyshime se Chauvin do të ishte dënuar nëse Floyd do të ishte i bardhë.

Avokatët mbrojtës të ish-policit, do të argumentojnë se klienti i tij ka zbatuar vetëm rregulloren dhe se vdekja e Floyd i atribuohet gjithashtu kushteve të mëparshme shëndetësore dhe përdorimit të drogës nga viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë