Në hotelet e Republikës Domenikane, ku preferojnë të pushojnë shumë njerëz, dy muajt e fundit ka ndodhur ka ndodhur diçka e pazakontë. Ka shkuar në 4 numri i personave që kanë humbur jetën në mënyrë të çuditshme dhe pushuesit janë trembur jo pak.
Nga seria e vdekjeve misterioze është trembur edhe futbollisti argjentinas i Mançester Junajtid, Markos Roho, i cili ka vendosur të largohet nga hoteli luksoz në Punta Cana, ku ndodhej për pushime bashkë me familjen e tij. Roho u kthye në hotel nga peshkimi, kur mësoi për vdekjen e një turisti, Robert Bell Uollas, 67 vjeç, personi i katërt që ka humbur jetën në ishullin e Karaibeve në dy muajt e fundit.

Në maj, një grua 41-vjeçare gjeti vdekjen pasi kishte konsumuar një pije në minibarin e hotelit, ndërsa pesë ditë më pas një çift nga Marilendi, 49 dhe 63 vjeç, u gjendën pa jetë në dhomën e tyre, në të njëjtin vend. Sipas autoriteteve lokale, autopsitë kanë treguar se të katër personat kanë vdekur për shkaqe natyrale, por Markus Roho nuk ka preferuar të luajë me rrezikuan. Argjentinasi ka bërë menjëherë gati bagazhet dhe bashkë me familjen ia ka mbathur nga ishulli, për të pushuar në një vend tjetër më të qetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje