Ne rrjet

Vdekshmëria nga Covid-19 mund të jetë 20 herë më e ulët

Një grup studiuesish danezë kanë ngritur sot hipoteza të forta, se shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 është shumë më e ulët nga sa mendohej. Arsyeja është se numri real i të infektuarve është shumë herë më i madh.

Hulumtimi mbi një grup dhuruesish gjaku në Danimarkë ka treguar se niveli i vdekshmërisë prej koronavirusit është nën një për qind të numrit të personave të infektuar nga sëmundja.

Testet u kryen te 1487 mostra nga dhurues gjaku treguan një shkallë vdekshmërie prej 0.16%. Kjo i vë vlerësimet e shkencëtarëve daneze 20 herë më të ulëta se ato të OBSH që e kanë numrin e të vdekurve në çdo vend midis 1-3% të numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Studimi tregoi gjithashtu se shumë më tepër danezë sesa shifra zyrtare prej 5000 personash janë prekur nga Covid duke projektuar një numër prej 400 000 personash. Testi kërkoi për antitrupa të formuar gjatë një infeksioni dhe zbuloi se 22 dhurues gjaku nga 1487 ishin pozitive.

Sidoqoftë mjekët bëjnë kujdes gjate rishikimit të shifrave duke thënë se ato janë komplekse duke theksuar gjithashtu se dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm sesa anëtarët mesatarë të popullatës.

Për shkak të mungesës së transparencës nga Kina, askush në Europë nuk e kishte parashikuar shkallën reale të përhapjes së virusit. Megjithatë, tani që Europa është kthyer në qendrën e pandemisë, ekspertët kanë zbuluar se numri real të infektuarve mund të jetë shumë më i madh. Në Italinë fqinje, sipas një studimi të fundit, mund të ketë të paktë n 10-fish më shumë të prekur sesa rastet e konfirmuara. Lajmi i mirë është se pjesa dërrmuese e të infektuarve, e kalojnë virusin “në këmbë”.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile së vendit fqinj deklaroi po ashtu disa javë më parë se për çdo rast pozitiv të certifikuar zyrtarisht, ka dhjetë të infektuar pas tij.

Kjo sinjalizon edhe njëherë se përqindja e vdekshmërisë është shumë më e ulët, edhe pse Italia ka tani për tani numrin më të lartë të viktimave. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetit, Italia kishte një vdekshmëri prej më shumë se 9% të të gjitha rasteve të konfirmuara.

Po ashtu, siipas një studimi të fundit të autoriteteve kineze, të cilat kanë filluar ta pranojnë se numri real i të prekurve në Kinë ka qënë shumë herë më i madh, për çdo viktimë nga koronavirusi, në vendin aziatik ka pasur më shumë se 500 të infektuar.  

Lajmi i mirë nëse të dhënat rezultojnë të sakta është se koronavirusi nuk u shkakton asnjë komplikacion apo simptomë gati 90% të të prekurve. Lajmi i keq është se mund të jeni duke e përhapur, edhe pse nuk e kuptoni se jeni infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë