Gazeta Si – I dyshuari i dytë i cili vrau me thikë 10 persona në Kanada dhe plagosi 19 të tjerë ka vdekur pasi u kap nga policia.
Myles Sanderson, 32 vjeç, kishte plagë të vetëshkaktuara kur u gjet nga policia në një autostradë në provincën e Saskatcheëan pas një ndjekjeje disa ditore.
Nuk është e qartë se çfarë i nxiti vrasjet masive të së dielës së kaluar të cilat ndodhën në 13 lokacione. Të dy të dyshuarit Myles Sanderson dhe vëllai i tij Damien, 31 vjeç aktualisht kanë vdekur.
Sipas pamjeve të incizuara, makina me të cilin ai po ikte, doli nga rruga dhe më pas u rrethua nga makinat policore në afërsi të qytetit Rostern. Zyrtarja policore Rhonda Blackmore nuk dha detaje të tjera, duke thënë se shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.
Para se të arrestohej nga policia, mediat në Kanada raportuan se Sanderson kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe kishte marrë çelësat e veturës së saj dhe më pas, gruaja kishte kontaktuar autoritetet.
Myles Sanderson ishte përballur me akuza për vrasje. Prindërit e vëllezërve Sanderson, i bën thirrje Myles që të dorëzohej, teksa kërkuan falje për veprimet e fëmijëve të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje