Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.
Sassoli ka vdekur në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo.
Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtruar në një spital në Itali prej 26 dhjetorit.
Përmes një deklarate, është thënë se “shtrimi në spital ka qenë eidomosdoshëm për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”.
Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.
Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me seli në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.
Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje