Politike

Veliaj deklaron fitoren: Në rang vendi kemi mbi 72 mandate

Nëse vetë kryesocialisti, Edi Rama u shpreh i rezervuar për të deklaruar fitoren dhe kërkoi që të pritej numërimi, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj jo.

Veliaj doli në një konferencë për shtyp për të thënë dy lajme “të mira”, sipas tij. Lajmi i parë lidhej me Exit Poll-et.

“Të gjitha na nxjerrin forcë fituese”, tha kryebashkiaku i Tiranës mes brohorimave të mbështetësve.

Lajmi i dytë…

“Projeksionet tona tregojnë se në rang kombëtar, në të gjithë vendin jemi mbi 72 mandate”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë