Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e lexon si fitore të Bashkisë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që nuk u shpreh për vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan, boll humbëm kohë me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, reagoi Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Bashkisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, por shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë nga Qeveria te Bashkisë e Tiranës e truallit të tij dhe pezulloi punimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje