Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ka pritur mire një postim të 24 orëve më parë të Sali Berishës i cili përcillte një mesazh të qytetarit “dixhital” mbi vdekjen e një punërori të pastrimit në zonën e Manzës në Sukth. Berisha fajësonte Veliajn për fshehjen e kësaj ngjarje.
Por gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj është shprehur se “rikthimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës do sjellë në politikë helmin, toksinat dhe ndasitë”.
“…Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës kthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë keq ishte pak më civil, këta janë të pacipë, mjafton të shikoni çfarë postoi Saliu dje, që u desh gjithë Shqipëria t’ia sqaronte se Sukthi nuk është në Tiranë por në Durrës, dhe po të ishte në Tiranë, nuk është kryetari i Bashkisë që rri pas kazanëve të plehrave. Edhe nëse ndodh këtu, është e rëndësishme që policia të bëjë të vetën, të hetojë, kush kishte faj. Histeria që do shohim tani është e njëjtë me atë që lamë pas.
Destini i qytetit tonë është të bëhet i madh, është diçka e pashmangshme, që askush nuk e frenon dot, me çfarëdolloj politike. Kush ka vendosur të vijë në Tiranë, do vijë.
Situata është bërë toksike me këto prurjen e politikanëve 80-vjeçarë por do t’i përballojmë, i kemi mundur kur kanë qenë në pushtet jo tani që janë të mbaruar”, tha ndër të tjera Veliaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje