Politike

“Velipoja”, Basha: Peshku qelbet nga koka! Boll akuzuat njerëzit

Lulzim Basha flet për një përpjekje për të hequr fajtorin e vërtetë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë, e që sipas tij është vetëm Edi Rama duke akuzuar qytetarët në vend të tij.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.

Ky ishte reagimi i dytë i kreut të PD-së, që më herët akuzoi Policinë e Shtetit se ishte shndërruar në një vegël të regjimit, sipas tij, për të mbrojtur fijet që lidhin pushtetin me krimin.

“Kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik”, deklaroi ai.

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, vijon Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë